spot_imgspot_img
spot_img

25 shtatori – Afati i fundit për licencimin e klubeve

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që afati i fundit për licencimin e klubeve në basketboll është deri më 25 shtator.

Vendim i Bordit të FBK-së i datës 18 shtator për procesin e licencimit të klubeve për sezonin 2025/26:

Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e afatit të fundit për përmbushjen e kritereve të licencimit nga klubet anëtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri garues 2025/26.

Duke u bazuar në propozimin e Sekretares së Përgjithshme, znj. Elvira Dushku dhe pas shqyrtimit nga anëtarët e Bordit të FBK-së,

BORDI VENDOSI:

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit

1. Të gjitha klubet që deri më sot nuk e kanë përmbushur dokumentacionin e kërkuar për licencim obligohen që të dorëzojnë dokumentet brenda një afati 5 ditë pune nga data e këtij vendimi (25.09.2025).

2. Pas këtij afati, klubet që ende nuk i kanë plotësuar kriteret nuk do të kenë mundësi të marrin licencën dhe, si rrjedhojë, nuk do të përfshihen në garat e sezonit 2025/26.

Parimet e vendimit

Ky vendim bazohet në parimet e:

• Barazisë dhe korrektësisë, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha klubet;

• Transparencës, duke ofruar afat të qartë dhe të fundit për përmbushjen e kritereve;

• Integritetit të garës, duke siguruar që vetëm klubet që i plotësojnë standardet minimale të marrin pjesë në kampionate.

Zbatimi

1. Zbatimin e këtij vendimi e bën Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së.

2. Vendimi hyn në fuqi ditën e miratimit nga Bordi i FBK-së.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA