Anëtarë e kandidatë të Vetëvendosjes edhe në ditën e katër të fushatës zgjedhore kanë vazhduar takimet me qytetarë në lagje e fshatra rreth e qark Kosovës.
Kandidati për Prishtinën, Hajrulla Ceku zgjodhi Kodrën e Trimave për të takuar banorë të kësaj zone. Sipas tij, në cdo takim që po zhvillon po sheh gatishmëri për ndryshim, derisa po premton që zëri i tyre do të dëgjohet.
Vota për Alban Hysenin kryetar edhe për një mandat kërkoi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ndërkaq kandidati për Podujevën i cili po synon edhe një mandat tjetër për Podujevën, Shpejtim Bulliqi përmes një video ka treguar se premtimet i mbajti për fushën e arsimit derisa tha se nuk do të heq dorë edhe më tej për perfeksionimin e këtij dikasteri.
Për një mandat tjetër po garon edhe Qemajl Aliu në Shtime. Në takim me disa sipërmarrës premtoi edhe më tej mbështetje, duke thënë se bizneset e reja janë vende të reja pune.