Amir Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku Kosova pësoi humbje të thellë 4:0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Pas lëndimit, ai u kthye menjëherë në Napoli për testet mjekësore, ku u konstatua një dëmtim muskular që sipas parashikimeve do ta mbajë jashtë fushës për më shumë se katër javë.
Megjithatë, mediat në Napoli raportojnë se mbrojtësi “dardan” mund të rikthehet më herët, duke qenë i gatshëm për ndeshjen e Serie A ndaj Pisa-s, e cila do të zhvillohet më 22 shtator, ditën e hënë.
Derisa Rrahmani ka munguar vetëm në një ndeshje të Napolit në Serie A, ai gjithashtu nuk ka qenë prezent në sfidën ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League. /ATVLIVE.TV