11.1 C
Pristina
Thursday, November 20, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Mesfushori portugez Bernardo Silva, një prej shtyllave kryesore të Manchester Cityt gjatë tetë viteve të fundit, duket se është pranë fundit të aventurës së tij në “Etihad Stadium”.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit nuk kanë në plan t’i ofrojnë rinovim kontrate, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo ka shtyrë Silvën të shqyrtojë mundësitë për një transferim të ri.

Portugezi pritet të ndjekë shembullin e Kevin De Bruyne, i cili këtë verë u largua nga City pas një dekade si lider i skuadrës dhe nënshkroi me kampionët e Italisë, Napolin.

Gjatë qëndrimit në Manchester, Silva ka lënë gjurmë të pashlyeshme: 72 gola, 74 asistime, gjashtë tituj të Premier League, dy FA Cup dhe, mbi të gjitha, triumfin historik në Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

Aktualisht, ai është lojtari i dytë më i paguar i klubit, me një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh, pas Erling Haaland që fiton rreth 32 milionë euro në sezon.

Sa i përket të ardhmes së tij, më së shumti përmendet një rikthim te Benfica – klubi ku Silva hodhi hapat e parë si 13-vjeçar – ndërkohë që edhe Juventusi është në garë, duke e konsideruar atë një përforcim të madh për mesfushën.

Vera e ardhshme pritet të sjellë një kthesë të rëndësishme në karrierën e portugezit që ka fituar gjithçka në futbollin anglez. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA