Fonda, e cila ka qenë gjithmonë një figurë e guximshme, e rikujtoi këtë histori që në vitin 2017, gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, kur përballë mediave i tha Redfordit: “A nuk ta kam thënë ndonjëherë? Isha vërtet e dashuruar me ty, por të dy ishim të zënë. Në shesh xhirimi, mora unë iniciativën; nuk mund të mos të prekja.”
Dy aktorët, që kanë shënuar epokën e artë të Hollivudit, janë shfaqur për herë të parë bashkë në filmin The Chase (1966), ndërsa pak më pas në Barefoot in the Park (1967), ku shkëlqeu kimia mes tyre.
Në vitin 2017 ata u ribashkuan në filmin Our Souls at Night, një histori dashurie në pleqëri, që Fonda e përshkroi si “kurorëzimin e punës sonë të përbashkët”.
“Dashuria kur plakesh bëhet më e bukur. Është mrekulli të kesh ende dëshirë për një jetë seksuale, edhe pse kjo nuk shfaqet në film”, tha ajo. Ndërsa Redford iu përgjigj me humor: “Gjithmonë ka ‘extra’ në DVD.”
Me sinqeritet dhe nostalgji, Fonda kujtoi edhe momentet e xhirimeve: “Për shkak të syve të tij blu shpesh harroja replikat. E putha kur isha 20 vjeç dhe e puth edhe tani, kur jam pothuajse 80. Ai gjithmonë ka qenë një puthës i shkëlqyer.”
Nga ana tjetër, Redford mbeti më i rezervuar, por e pranoi lidhjen e veçantë që i ka bashkuar: “Që nga fillimi gjithçka ka qenë e natyrshme, nuk kishim nevojë të flisnim shumë. Jane është një lloj Calamity Jane.”
Në fund, Fonda e përmbylli me një mesazh të fortë: “Roberti është diçka më shumë se një aktor, ai është një burrë. Në jetë, nuk është kurrë vonë për dashuri, nëse je i guximshëm dhe i gatshëm të marrësh rreziqe.”