Patinatorja Julia Marie Gaiser ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri. Ajo u përplas nga një kamion në një kryqëzim në Salzburg.
Ekipet e ndihmës së shpejtë tentuan ta rikthenin në jetë në vendngjarje, por 23-vjeçarja ndërroi jetë aty. Autoritetet vendore hapën një hetim pas ngjarjes, ndërsa shoferi i kamionit rezultoi negativ në testin e alkoolit.
Kryebashkiaku i Salzburgut, Andreas Jungman, shprehu ngushëllime për familjen e saj dhe e cilësoi humbjen si të madhe për botën e sportit. Fansat kanë reaguar gjerësisht në rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi.
Gaiser ka përfaqësuar më parë Italinë në patinazh artistik, përpara se të kalonte në ekipin e Austrisë. Ajo ishte pjesë e Eis Team Salzburg, me të cilin fitoi tre tituj radhazi në vitet 2023, 2024 dhe 2025. Federata
Gaiser e nisi patinazhin në moshën tetëvjeçare, më vonë se shumica e sportisteve. Karriera e saj e shkurtër por e suksesshme u shoqërua me vlerësime të shumta.
Humbja e saj shihet si një goditje e rëndë për komunitetin e patinazhit artistik. Kujtimi i saj do të mbetet përmes pasionit dhe arritjeve që solli në akull.