Serie A rikthehet me ndeshjet e xhiros së 3-të në fundjavë,ku në program pritet të ketë takime interesante.
Vëmendja pritet të jetë në Allianz Stadium,ku Juventus e pret nënkampionin Inter në derbin e kësaj fundjave.
Juve e nisi mjaft mirë këtë stinor në Serie A,ku pas dy xhirove ka dy fitore së pari kundër Parmës e Genoas,dhe do të synojnë të vazhdojnë këtë ecuri edhe pas kësaj xhiroje.
Ndërkohë neuroazzurët do të mundohen ta harrojnë humbjen e javës së kaluar ndaj Udineses,dhe do të synojnë që të marrin 3 pikë në përballje kundër “Zonjës së Vjetër”.
Ndeshja Juventus-Inter pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.
Kampioni aktual Napoli në anën tjetër do të luaj kundër Fiorentinës,ku napolitanët synojnë pikët e plota në këtë ndeshje për të vazhduar ecurinë pozitive.
Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan e pret në shtëpi skuadrën e Bolognas,kurse Atalanta është nikoqir i Lecces.
Roma në Olimpico e pret Torinon,teksa Lazio është në udhëtim tek Sassuolo.