Sulmuesi francez Michael Olise, një ditë mund të rikthehet në Premierligën angleze.
Gazeta angleze “Daily Mail”raporton se Olise është futur në radarin e gjigantit anglez Liverpool,i cili shihet si pasardhës i yllit egjiptian Mohamed Salah.
Përndryshe Salah ende është një ndër futbollistët kyç të “The Reds”,i cili ende vazhdon të jap maksimumin e tij edhe në sezonin e ri me ekipin e Arne Slot.
Kurse në anën tjetë Olise është nën kontratë me Bayern Munich,dhe se drejtuesit bavarezë nuk do ta lënë të lirë francezin të largohet nga Allianz Arena.
Kujtojmë që Michael Olise ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje për Bayern Munich,duke konfirmuar se është një ndër lojtarët më në formë tek kampioni i Bundesligës