spot_imgspot_img
spot_img

Zekerija Ramadani pas fitores: KEMI KALUAR VETËM GJYSMËN E RRUGËS, NA PRET NJË SFIDË VENDIMTARE

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj skuadrës luksemburgase Differdange, në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës, por paralajmëron se sfida nuk ka përfunduar dhe se rruga drejt kualifikimit është ende e gjatë.

Golat e shënuar nga Albert Dabiqaj dhe Besnik Krasniqi i dhanë epërsinë kampionit të Kosovës në një përballje të tensionuar, por mjaft domethënëse për ambiciet ndërkombëtare të klubit.

“Ky ishte vetëm hapi i parë. E kemi përfunduar 50 për qind të detyrës. Na pret edhe një ndeshje shumë e rëndësishme. Thashë edhe më herët që do të ishim të kënaqur me një fitore minimale dhe e arritëm atë që e kishim vendosur si objektiv parësor, të shkojmë në ndeshjen e kthimit me një avantazh,” deklaroi Ramadani pas takimit.

Trajneri nga Shkupi theksoi se nuk ka nevojë për fjalë të mëdha për të motivuar futbollistët, sepse vetë rëndësia e ndeshjes dhe mundësia për të shkruar histori në arenën ndërkombëtare është motivimi më i fuqishëm.

“Nuk ka fjalë që mund t’i motivojë futbollistët më shumë sesa vetë pesha dhe rëndësia e kësaj gare. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që është në lojë, një vend në grupet e Ligës së Konferencës, që do të ishte një sukses historik për klubin dhe për futbollin kosovar,”

Kujtojmë se Drita mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parë të play-off në Ligën e Konferencës, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet me datë 28 gusht, në ora 20:00, në Luksemburg.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA