spot_imgspot_img
spot_img

Bilanci tragjik në Gaza: Mbi 62 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Është rritur në 62.192 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 70 të vrarë dhe 356 të tjerë të plagosur. Të paktën 10.646 palestinezë janë vrarë dhe 45.073 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Është rritur në 2.036 numri i personave të vrarë dhe në 15.064 i të plagosurve që nga 27 maji në sulme sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Të paktën 18 palestinezë u vranë dhe 117 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë. Gjatë 24 orëve të fundit, 2 palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga uria në 271, prej të cilëve 112 janë fëmijë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.192 ndërsa numri i të plagosurve në 157.114. Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA