Ka vdekur Greta Kryeziu, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, për të cilën ditë më parë ishte kërkuar ndihmë financiare për shërim. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këto ditë të vështira.
Në reagimin e saj, Komuna e Kamenicës e ka cilësuar humbjen si një goditje të madhe për institucionin dhe komunitetin lokal.
Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e kujtoi Gretën si vajzë të përkushtuar me shumë plane për të ardhmen. Ai nënvizoi angazhimin e saj si profesioniste e zellshme dhe si kandidate politike, si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal.