Yulia Svyrydenko, ekonomistja 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministrja e parë, është konfirmuar si kryeministrja e re e Ukrainës nga parlamenti ukrainas, kanë bërë të ditur ligjvënësit.
Svyrydenko ka luajtur një rol kyç në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me marrëveshjen për mineralet e rralla, dhe sipas agjencisë së lajmeve Reuters, “nominimi i saj i dërgon mesazh të qartë Washingtonit se Kievi i ka për prioritet marrëdhëniet”.
Ajo ka zëvendësuar kryeministrin e mëparshëm, Denys Shmyhal, i cili kishte shërbyer në këtë post për 5 vjet, mandati më i gjatë në historinë e Ukrainës.
Kryeministri në largim pritet të marrë një post të ri në kabinetin qeveritar, atë të ministrit të Mbrojtjes, duke e zëvendësuar ministrin aktual, Rustem Umerov.