Dy raste të ndara të zhdukjes së personave janë raportuar të hënën në Fushë Kosovë, ku dy ankues kanë njoftuar Policinë për largimin nga shtëpia të dy vajzave.
Rasti i parë është paraqitur rreth orës 10:30 të mëngjesit, ndërsa rasti i dytë është paraqitur rreth orës 14:00 të së njëjtës ditë. Në të dy rastet, viktimat janë femra kosovare që nuk janë kthyer në shtëpi pas largimit.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të dyja rastet dhe njësitë relevante janë vënë në kërkim të personave të zhdukur. Rasti është në procedurë hetimore. /atvlive.tv