16.5 C
Pristina
Monday, May 19, 2025
Banner

​Spitali i Pejës pajiset me laser modern për thyerjen e gurëve në veshka, donacion nga Austria

Reparti i Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, sot ka pranuar donacion një laser për intervenimin e thyerjes së gurëve në veshka. Kjo aparatura e para e këtij lloji në këtë spital erdhi si dhurata nga Konsullata Austriake.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Fahri Hasani tha se përmes kësaj aparture tashmë pacientët e Pejës, do të kenë ndërhyrje urologjike më të lehtë dhe pa dhimbje.

“I nevojitet spitalit për metoda urologjike jo invazive për thyrjen e gurëve në veshka në rrugët urinare. Ndihmesa do të jetë shumë e madhe për arsye se deri më sot metoda ka qenë kryesisht invazive i ndihmon pacientët ta kalojnë në mënyrë shumë më të lehtë dhe pa dhimbje”, tha ai.

Ish-drejtori i po këtij spitali, Fazli Shala i cili ka qenë edhe iniciues i këtij donacioni, tha se meqenëse patologjia e gurëve në veshka është rritur si sëmundje te pacientët, nevoja për një aparturë të tillë ka qenë e madhe.

Ai shtoi se ky laser është inovativ për ndërhyrje kirurgjikale urologjike.

“Qëllimi i donacionit ka qenë të zëvendësojmë aparaturën e vjetër për thyerjen e gurëve qe ka qenë më metodë pneumatike, mjaftë e dhimbshme, kjo është metodë laserike, inovative për procedurë kirurgjikale. Ne e kemi patologjinë në rritje, numrin e pacientëve e kemi shumë të shtuar numri vazhdimisht është në rritje për shkak të mënyrës së të ushqyerit tani e tutje të gjithë pacientët që kanë marr shërbime në institucione tjera kanë shansin ta marrin këtë shërbim në institucionin tonë”, theksoi ai.

Profesori austriak, Alfred Holld tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme të sjell diçka që ndihmon pacientët e Pejës.

“Ishte shumë i rëndësishëm për mua personalisht që të sillja diçka në Pejë për pacientët, që do të ndihmojë menjëherë. Prandaj jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta sjell këtë pajisje në këtë shtëpi (institucion). Dhe shpresoj për një bashkëpunim shumë të gjatë dhe të suksesshëm me të gjithë ekipin e spitalit”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i Konsullatës Austriake për rajonin e Pejës, Avdyl Qetaj do ta mbështesin këtë soptal edhe në të ardhen.

“Është një aparat shumë i nevojshëm për Spitalin e Pejës. Unë mendoj se është vetëm fillimi dhe inkurajoj menaxhmentin e spitalit që të detektojnë se ku kanë pika në të cilat ne mund t’u ndihmojmë”, tha ai.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës ka ndarë mirënjohje për profesorin austriak, Alferd Holld dhe përfaqësuesin e Konsullatës Austriake për rajonin e Pejës, Avdyl Qetaj./kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA