Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se nesër, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc, do të realizohet minimi i masave shkëmbore.
Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në këtë segment rrugor.
“Nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugës. Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që planifikojnë të qarkullojnë në këtë drejtim gjatë këtij intervali kohor, të përdorin rrugë alternative”, thuhet në njoftim.