Bajrami: VV-ja i ka edhe 47 kandidatë të tjerë që mund t’i propozojë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka insistuar që Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndërrojë emrin për kandidat për kryetar të Kuvendit me qëllim që të marrë votat e deputetëve të partive të tjera.

Ajo ka përsëritur qëndrimin se VV-ja as partitë e tjera nuk i kanë numrat për formimin e qeverisë.

“As VV-ja dhe ne kemi pranuar me sinqertë që as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat. Kjo është alternativa [qeveria në tranzicion v.j.] që e kemi vendosur në tavolinë. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja dhe nëse janë kundër propozimit tonë atëherë janë ata [VV-ja] që duhet të lëvizin”, ka thënë Bajrami.

“Sa i përket kandidatit për kryetar të parlamentit ata i kanë edhe 47 kandidatë të tjerë që mund t’i propozojnë dhe të shohin nëse mund të kalojnë. Sikur kishin pas interes për të zhbllokuar situatën, situata do të ishte zhbllokuar qëmoti. Ata janë shkaktarët e bllokadës”, ka thënë deputetja Bajrami.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA