Aleanca Kosovare e Bizneseve sot do të mbajë konferencë për media në orën 12.00 në lidhje me
vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike si dhe për ndikimin e tij në sektorin privat.
Më parë, Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësuar se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ky është keqpërdorim i situatës.
“Në Gjermani, kafja është 2 euro e 40 centë, ndërsa pagat janë mesatarisht dy mijë euro. Në Kosovë mesatarisht një kafe është një euro dhe ky është çmim i përballueshëm për pagat që në Kosovë janë më të vogla, por nëse ka ngritje të çmimit 100 për qind, atëherë duhet të lëviz Autoriteti i Konkurrencës që të shikojë se çfarë po ndodh”, ka thënë për EO, Shahini.