Lady Gaga bën histori në Rio De Janeiro

Lady Gaga pati koncert në plazhin legjendar të Copacabanës në Rio de Janeiro me një koncert falas madhështor, që sipas autoriteteve braziliane mblodhi rreth dy milionë fansa.

“Brazil, më keni munguar kaq shumë!”, tha Gaga, në performancën e saj të parë në Brazil që nga viti 2012, përpara se të niste këngën “Poker Face”.

Gjatë gjithë javës, fansat e Gagas udhëtuan për në Rio, një qytet i famshëm për Karnavalin e tij vjetor, që tërheq qindra mijëra turistë nga e gjithë bota. Autoritetet prisnin rreth 1.6 milionë pjesëmarrës, që llogaritej se do t’i sillnin ekonomisë lokale rreth 100 milionë dollarë, por Bashkia e Rios njoftoi më vonë se 2.1 milionë njerëz kishin qenë të pranishëm.

Kjo shifër është rreth gjysmë milioni më shumë se koncerti i Madonnës në të njëjtin vend vitin e kaluar. Zyrtarët e qytetit të Rios synojnë të vazhdojnë me organizimin e koncerteve gjigante falas në muajin maj, si një mënyrë për të nxitur turizmin gjatë sezonit.

Kryetari i bashkisë Eduardo Paes ka lënë të kuptohet se ka në plan të ftojë grupin legjendar irlandez U2, ndonëse ende nuk është përcaktuar një datë.

Për këtë koncert të jashtëzakonshëm, autoritetet vendase angazhuan një forcë sigurie të përmasave të mëdha, duke përfshirë 5,000 polici, dronë, si dhe kamera.

Lady Gaga vazhdon të mbetet një prej emrave më të dashur dhe më të njohur në muzikë dhe kulturë pop, duke përzierë gjithmonë artin, muzikën dhe mesazhet sociale në çdo hap të saj.

Lady Gaga ka arritur një karrierë të jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse në industrinë e muzikës dhe aktrimit. Ajo ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë 6 çmime Grammy, 2 çmime Oscar, dhe 13 çmime MTV Video Music. Hitet e saj, si “Poker Face”, “Bad Romance”, dhe “Shalloë” (me Bradley Cooper), kanë shitur miliona kopje në mbarë botën. Gaga është e njohur gjithashtu për angazhimin e saj në çështje sociale dhe përkrahjen për të drejtat e njeriut, duke e përdorur platformën e saj për të përhapur mesazhe pozitive dhe fuqizuese. Po ashtu, ajo ka arritur suksese të mëdha në aktrim, me performancën e saj të lavdëruar në filmin “A Star Is Born”, i cili i siguroi asaj nomimime për çmime Oscar dhe një fitore për këngën më të mirë origjinale./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA