Dolly Parton po reflekton mbi dashurinë, humbjen dhe fuqinë për të ecur përpara.
Në një intervistë për emisionin Today, Dolly foli hapur për mënyrën se si po përpiqet të përshtatet me jetën pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj të dashur, Carl Dean, i cili vdiq më 3 mars, në moshën 82-vjeçare.
“Ishim bashkë për 60 vjet. E kam dashur që kur isha 18 vjeçe,” tregoi ajo. “Është një ndryshim i madh, vetëm përpjekja për të ndryshuar zakonet dhe rutinën.”
Megjithëse pranon se humbja është ndjerë thellësisht, Dolly thotë se qëndrimi e angazhuar e ka ndihmuar: “Do të jem mirë, dhe jam shumë e përfshirë në punën time, dhe kjo ka qenë gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Por gjithmonë do ta ndjej mungesën e tij, sigurisht, dhe gjithmonë do ta dua.”/ NO FILT/