Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj pas të seancës konstituive të kuvendit tha se nuk është diçka e jashtzakonshme duke kujtuar kohët më përpara ku konstituimi i kuvendit ka zgjatur edhe më shumë kohë.
“Nuk është duke ndodh diçka e jashtzakonshme… Përpara ka zgjatë me muaj, kur nuk e kemi pasur kufizimin 48 orë për thirrje të kuvendit, seancat nuk janë thirrë me javë të tëra”, tha Limaj për media.
Sipas Limës e rëndësishme është vota e qytetarit.
“E rëndësishmë është që qytetari i Kosovës ka votuar që njerëzit këtu duhet të gjejnë marrëveshje , kjo është e mira, demokracia gjithmonë është marrëveshje, bashkpunim, kompromis për vendin”, tha Limaj.
Tutje Fatmit Limaj shtoi se janë të vetdijshëm që duhet të ndërtohet shumica parlamentare dhe se duhet të jepet një mandat me qeveri të plotë.