​Nagavci flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit për herë të katërt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci pas dështimit të seancës së katërt për konstituimin e Kuvendit, tha se ishte e qartë se opozita nuk do të merrte pjesë në votimin e kandidates së kësaj partie Albulena Haxhiu.

Nagavci u bëri thirrje partive opozitare që ta votojnë kandidaten e LVV-së dhe të vazhdohet me konstituimin e legjislativit të nëntë.

“Ishte e qartë se opozita nuk do të merr pjesë në votimin e Haxhiut, ndonëse është kandidatja grua që ka marrë më së shumti vota dhe është propozim i Lëvizjes Vetëvendosje. Ne bëjmë ftesë që partitë opozitare të votojnë kryetaren e Kuvendit që pastaj të votohen nënkryetarët dhe të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet tutje”, tha Nagavci.

Glauk Konjufca, në emër të LVV-së si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk propozoi sot emrin për kryetarin e ri të legjislativit, duke pasur parasysh qëndrimin kundër të opozitës.

Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme në dy tentime për zgjedhjen e kreut të ri të legjislativit. Opozita ka këmbëngulur se do ta votojnë kundër, ndërsa AAK-ja ka propozuar si emra të mundshëm për këtë post Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimin, që të dyja këto pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vazhdimi i pestë i seancës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të mërkurën, më 23 prill, duke filluar nga ora 10:00. /KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA