Bajrami për VV-në: Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët sot nuk e kanë luksin të mendojnë për origjinën e produktit por vetëm për çmimin.

“Partia e cila për katër vjet qeverisje e ka rritë çmimin e rrymës për 127%, sot po u kërkon qytetarëve të varfër të tregohen ”patriotë” kur blejnë produkte nëpër markete. E vërteta është se shumica e qytetarëve sot s’kanë luks të mendojnë për barkode apo origjinë të produktit, sepse e vetmja gjë që ju intereson është ÇMIMI. Kur ke një kredi mbi supe dhe mezi ia del deri në fund të muajit, “patriotizmi” është të arrish t’i ushqesh fëmijët e ta paguash energjinë para se KECO të shkëpusë nga rrjeti, sepse taksa e rikyçjes është 17 Euro.”

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti në katër vjet nuk la asnjë shenjë pozitive në Kosovë.

“Këta që sot luajnë rolin e patriotit, në katër vjet qeverisje nuk lanë asnjë shenjë pozitive në këtë vend. Nuk e forcuan shtetin, nuk i mbrojtën qytetarët, e nuk u treguan të sinqertë me askënd. Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave.”

Bajrami ka kritikuar Qeverinë që nuk ka thënë asnjë fjalë për ngritjen e tarifave të energjisë dhe protestat e qytetarëve.

“Nëse janë patriotë siç pretendojnë, le t’u tregojnë qytetarëve se si ta refuzojnë energjinë elektrike që na vjen nga kompani fantome, herë të lidhura me Serbinë, herë të lidhura me mafinë. “Patriotat” deri me sot asnjë fjalë të vetme se kanë thënë për ngritjën e tarifave të energjisë dhe protestat e qytetarëve sepse për LVV-në sinonim i patriotizmit është Martin Berishaj & Co.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA