Disa prej 7 të arrestuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë ishin arrestuar më herët për djegien e gjykatës në Kaçanik

Shtatë persona u arrestuan sot në një aksion të policisë në disa lokacione në Kaçanik dhe në një lokacion në Klinë si të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika më 1 prill.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se kanë arritur të sigurojnë “prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit”.

Disa nga të arrestuarit u tha se kanë të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar për raste “që ndërlidhen me thirrje ekstremiste”.

“Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me thirrje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutu”, tha drejtori i Policisë.

Ai tha se disa nga të arrestuarit “kanë qenë të arrestuar te rastet e mëhershme që ndërlidhen me pamflete dhe po ashtu me djegien e gjykatës në Kaçanik”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini tha se “nuk ka ndonjë ndërlidhje eksplicite që ka të bëjë djegia e Gjykatës me vrasjen tani”.

Gjykatës në Kaçanik i ishte vënë flaka në mars të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria pretendonte se kjo lidhej me bindjet fetare të autorëve, të cilët thuhet se kishin deklaruar se “nuk i njohin gjykatat”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA