Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri, me prejardhje nga Tropoja, është shumë e pëlqyer për rolet e saj në filma dhe seriale të ndryshëm si “O sa mirë”, “I Love Tropoja”, “Klithma”, “Njerka” dhe të tjerë. Ajo njihet për origjinalitetin dhe natyrshmërinë që i jep çdo roli që merr përsipër, duke u bërë një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.
Aktorja Arjola Demiri ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ku foli për jetën e saj personale, profesionin si aktore dhe sfidat që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj.
Gjatë bisedës, Arjola tregoi një moment shumë të rëndësishëm dhe emocional të jetës së saj, kur mbeti shtatzënë në kohën e studimeve. Ajo tha se ka qenë e papërgatitur për një ngjarje të tillë, por pavarësisht gjithçkaje, vendosi ta mbajë fëmijën, duke theksuar se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë dhe më e bukur që ka bërë në jetë. Me shumë emocion, ajo shpesh i ka bërë vetes pyetjen: “Çfarë kam bërë për të merituar një fëmijë si vajza ime Helga?”
“…Ka ardhur nga një dashuri e madhe, ka ardhur pikërisht kur kam qenë studente, kam qenë e papërgatitur dhe kam bërë gjënë më të bukur, zgjedhjen më të mirë – që ta mbaja dhe ta sillja në jetë. Dhe sot them: çfarë kam bërë për ta merituar këtë fëmijë… Gjëja më e bukur që i ndodh një gruaje, edhe kur është në momente vështirësie dhe disfate, është që ta bekojë Zoti me emrin ‘nënë’,” tha aktorja.
Vlen të theksohet se Arjola Demiri ka fituar disa çmime të rëndësishme në fushën e aktrimit, mes të cilave edhe çmimin për interpretimin më të mirë aktoresk në Festivalin Ndërkombëtar “Mono Akt”.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Arjola Demiri, klikoni linkun e mëposhtëm: