Fero me akuza ndaj motrës së Presidentes, Blinera Osmani

Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka publikuar një deklaratë publike ku shpreh shqetësimin e thellë për pamundësinë e tij për të takuar vajzën e tij të mitur, Nina Shabani. Përmes një postimi në rrjetet sociale me hashtagun #DrejtësiPërNinën, artisti ngre akuza për mashtrim profesional ndaj avokates Blinera Osmani, motra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

”Në cilësinë e prindit të vajzës sime të mitur, Nina Shabani, kam qenë në kërkim të vazhdueshëm të kontaktit me vajzën përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe përmes përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.
Avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës – më ka premtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se, nëse nënshkruaj një marrëveshje, do të më mundësohej kontaktimi dhe takimi me vajzën time të mitur, për të cilën momentalisht nuk kam as informata të sakta lidhur me vendndodhjen e saj.

Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen pa asnjë kusht tjetër, me shpresën dhe bindjen se do të më mundësohej kontakti me vajzën time. Pasi kam nënshkruar marrëveshjen dhe kam përmbushur çdo kërkesë të palës tjetër, i jam drejtuar avokates për realizimin e premtimit – takimin me vajzën. Në përgjigje, ajo është shprehur se klientja e saj nuk po i lajmërohet dhe se nuk di çfarë të bëjë më tej, duke u tërhequr nga çdo përgjegjësi për zotimin e dhënë ndaj meje.

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Gjilanit është në një gjumë të thellë që nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk ka marrë ende masat e duhura as për të përcaktuar se ku ndodhet vajza ime, as për të mundësuar realizimin e kontaktit mes meje dhe saj.”./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA