Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk është dashur ta kandidonte Bedri Hamzën për kryeministër, pasi sipas tij, ai nuk ishte një emër serioz për këtë garë.
Ai tha se PDK-ja duhej të vinte me një emër më të fuqishëm, pasi kandidatura e Hamzës nuk e përfaqësonte potencialin e partisë.
“Unë mendoj që fillimisht Bedri Hamza është dashtë me ba shqetësen prej fillimit, mos me i heqë hiç kësaj gare, sepse unë mendoj që nuk ka qenë kandidat hiç serioz prej Partisë Demokratike. Është dashtë me shku me një emër tjetër”, tha Krasniqi.
Sipas tij, pozicionimi i PDK-së si partia e dytë në vend ka ardhur kryesisht për shkak të zhgënjimit të votuesve ndaj Vetëvendosjes, dhe jo për shkak të ndonjë performance të jashtëzakonshme të kandidatit për kryeministër.
“Është partia e dytë për shkak të zhgënjimit të një mase të popullit ndaj Vetëvendosjes, e cila ndonjëherë ka qenë edhe votuese e PDK-së”, u shpreh Vullnet Krasniqi.
Deklaratën e plotë të Vullnet Krasniqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: