Saranda Ramaj: Mora kredi 50 mijë euro për shkollim në Angli, do ta paguaj për 10 vjet

Gazetarja Saranda Ramaj njihet për punën e saj në gazetarinë investigative dhe hulumtimet në sektorin e shëndetsisë dhe përtej… Ramaj për punën e saj ka fituar 19 çmime sosh… Së fundmi ajo ka bërë një shkëputje në gazetari, për shkak se është fokusuar krejtësisht në studimet e saj të nivelit master në Angli!

Gazetarja Saranda Ramaj ishte ftuar në emisionin “Libero” në ATV, dhe foli për jetën e saj, profesionin dhe tregoi se a do të rikthehet në gazetari.

Gjatë bisedës, Ramaj tregoi për përpjekjet e saj për të studiuar jashtë vendit dhe sfidat që ka hasur.

Gjithashtu zbuloi se kishte fituar një bursë për studime, por për shkak të sëmundjes së nënës, nuk kishte mundur të shkonte në atë vit. Kur aplikoi sërish vitin tjetër, nuk e fitoi më bursën. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë, pasi vendosi të marrë një kredi prej 50 mijë eurosh, të cilën do ta paguajë për 10 vjet, pikërisht për t’i ndjekur studimet në Angli.

“Me është dashur ta rris veten profesionalisht… Kam shkuar vitin e kaluar në Southampton… Kam aplikuar për bursë një vit paraprak, e kam marrë 100%, por nuk kam mundur të shkoj se e kam pas nanën sëmurë me kancer… Vitin pasues aplikova përsëri, por nuk e fitova… Kam vendos me hy në kredi… Kam marrë një kredi që do e paguaj për 10 vjet, rreth 50 mijë euro,”tha Ramaj.

Ndër të tjera, ajo foli për të ardhmen e saj profesionale, duke treguar se ende nuk ka vendosur nëse do të rikthehet në gazetari, por është e sigurt që do të angazhohet në çështje me shendetësinë publike.

“Ende nuk e kam vendosur sepse në Angli po tentoj të marr më të mirën në kuptimin e rritjes profesionale që kam synuar. Ajo që jam e sigurt është se do të bëj diçka në shëndetësi… Kur kam shkuar në Angli, më është rritur shumë dëshira, mezi pres të kthehem në Kosovë. Kur shoh ndonjë temë për shëndetësinë që mendoj se nuk merr trajtimin e duhur, nuk e di çfarë do të bëj saktësisht, por e di që do të merrem me shëndetësinë publike,” tha ajo.

Vlen qe ceket që Saranda ka punuar për më shumë se 10 vjet si gazetare në Koha Ditore, gjithashtu ka mbuluar prokurimin publik, sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin në shëndetësi .

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Saranda Ramaj, klikoni linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA