Ya Nina ka njoftuar përmes Instastoryt se është në fazën përfundimtare të realizimit të një EP-je. Këngëtarja nuk ka treguar më tepër informacione, por zakonisht një EP përmban 4 deri në 6 këngë .
Përndyrshe, kënga e fundit e Ya Ninas, titullohet “Lonely”, ndërsa teksti është shkruar nga Alia, derisa melodia nga “Cricket” në bashkëpunim me Ya Ninan.