Justin Bieber ka folur për urrejtjen që ka përjetuar si një këngëtar i ri.
Ylli i popit, 31 vjeç, përjetoi famë botërore në moshën 16-vjeçare pas publikimit të albumit të tij debutues, My Ëorld 2.0, në vitin 2010.
Që atëherë, ai ka folur hapur për përvojat negative që ka pasur që nga momenti që ishte në qendër të vëmendjes, duke përfshirë problemet me varësinë nga substancat narkotike dhe depresionin, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në jetën dhe marrëdhëniet e tij.
Të dielën (16 mars), këngëtari i hitit Peaches ndau një Story në Instagram ku rrëfeu se ishte bërë të ndjehej sikur “nuk i lejohej” të shprehte urrejtje, gjë që e bëri të ndihej “sikur po mbytej, duke mos u ndier i sigurt për ta pranuar atë”.
“Mendoj se mund ta lëmë urrejtjen të largohet vetëm duke e pranuar fillimisht që ajo ekziston,” shkroi ai. “Si mund të mos ndiejmë urrejtje nga e gjithë dhimbja që kemi përjetuar?”
Gjatë fundjavës, Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, ndanë foto nga një vizitë në Disneyland me miqtë, duke përfshirë edhe muzikantin The Kid Laroi./ NO FILT/