Rihanna anulon koncertet në Londër

Rihanna ka anuluar koncertet e saj të shumë pritura këtë verë, vetëm disa ditë përpara se të shpalleshin zyrtarisht.

Këngëtarja po planifikonte një seri prej gjashtë koncertesh në Londër gjatë korrikut, për të shënuar rikthimin e saj në muzikë, pasi kishte konfirmuar se ishte në procesin e prodhimit të albumit të saj të parë pas nëntë vitesh.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Rihanna është tërhequr nga koncertet e planifikuara në Londër, vetëm pak para se të bëhej njoftimi publik.

Sipas The Sun, këngëtarja nuk mendonte se muzika e saj e re ishte gati.

Një burim tha për gazetën: “Rihanna nuk ka bërë turne për më shumë se tetë vjet dhe planet për ta rikthyer atë në skenë kanë qenë në zhvillim prej të paktën tre vitesh. Ajo kishte dëshirë të rikthehej, pasi kërkesa është padyshim e madhe, por në fund u tërhoq.

Nuk ndihej si momenti i duhur dhe tregoi se nuk dëshironte të vijonte me koncertet në korrik, siç ishte planifikuar.”

Njoftimi i koncerteve ishte shtyrë më parë, por siç janë mësuar tashmë fansat e Rihannës, ata do të duhet të presin edhe më gjatë.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e këngëtares për një koment.

Rihanna po planifikonte koncerte në stadiumin në Londër më 4 dhe 5 korrik, me mundësinë e shfaqjeve të tjera më 8, 9, 11 dhe 12 korrik.

Seria e koncerteve do të ishte paraqitja e parë e Rihannës në pothuajse një dekadë, pas publikimit të albumit të saj të fundit në vitin 2016.

Rihanna konfirmoi muajin e kaluar në një intervistë se albumi i saj i nëntë është gati.

Rihanna u shpreh për revistën: “Kjo kohë larg muzikës duhet të ketë vlerë për atë që do të dëgjojnë njerëzit më pas. Duhet të ketë rëndësi. Duhet t’u tregoj se ka qenë e vlefshme pritja.”/ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA