Gashi zbulon kush e telefonoi për ta kritikuar pas bashkëpunimit me Ledri Vulën

Reperi i njohur Gashi ka qenë në qendër të vëmendjes, por kësaj here jo për ndonjë këngë të re, por për disa deklarata të forta të bëra në një intervistë të fundit. Gashi, i cili është një nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare me origjinë shqiptare, rrëfeu detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij, duke përfshirë një përvojë të tij me artistin Ledri Vula.

Në vitin 2018, Gashi dhe Ledri Vula publikuan këngën e titulluar “That’s Mine”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka arritur mbi 19 milionë shikime vetëm në platformën YouTube. Mirëpo, ky bashkëpunim, sipas Gashit, nuk u prit mirë nga njerëzit e afërt të Ledrit. Në intervistën e tij të fundit, reperi zbuloi se një mik i Ledrit nuk ishte aspak i kënaqur me këtë bashkëpunim.

“Kur e kam bërë këngën me Ledrin, gjithkush më ka telefonuar mua, më ka thënë: ‘Pse e ke bërë këngën me Ledrin?’ Njerëzit që rrinë me Ledrin, më kanë thirrur dhe më kanë thënë se unë e kam ulur veten poshtë me këtë bashkëpunim,” deklaroi Gashi.

Megjithatë, ai theksoi se Ledri është një nga artistët më të mirë në Kosovë dhe se bashkëpunimi me të ka qenë një përvojë e shkëlqyer. Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në publik, duke nxitur diskutime mbi prapaskenat e industrisë muzikore dhe mënyrën se si vlerësohen bashkëpunimet mes artistëve shqiptarë. Shumë nga ndjekësit e tij e vlerësuan Gashin si një nga artistët më të sinqertë dhe korrekt në skenën muzikore.

Një tjetër çështje e ndjeshme që Gashi trajtoi në intervistën e tij ishte festivali i njohur Sunny Hill. Ai deklaroi se gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë festival, punëtorët e skenës ishin të gjithë serbë, dhe për këtë arsye kishte hasur në vështirësi për të vendosur në skenë flamurin kuq e zi.Përveç çështjeve profesionale, Gashi ndau edhe detaje nga jeta e tij personale. Ai bëri një deklaratë të papritur duke treguar se në të kaluarën kishte qenë në një lidhje me këngëtaren e njohur britanike, Adele. Kjo rrëfim u prit me kuriozitet nga fansat, pasi më herët nuk kishte pasur asnjë informacion mbi këtë lidhje të mundshme.

Gashi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues amerikan me origjinë shqiptare. Ai lindi më 4 tetor 1989 në Tripoli, Libi, nga prindër shqiptarë nga Kosova. Për shkak të rrethanave të vështira, familja e tij u detyrua të lëvizte në disa vende afrikane dhe evropiane, përpara se të vendoseshin përfundimisht në Brooklyn, Neë York, kur Gashi ishte vetëm 10 vjeç. Ai nisi të zhvillonte pasionin e tij për muzikën, e cila më vonë do ta shndërronte në një nga emrat më të spikatur të industrisë ndërkombëtare./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA