Tre nga artistet më të mëdha të momentit, Lady Gaga, Selena Gomez dhe Miley Cyrus, po sjellin projekte të reja që do të ngjallin emocion dhe do të bëjnë bujë në industrinë muzikore. Secila prej tyre po e shfaq një anë të re artistike, duke sjellë albume që përmbajnë histori personale, risi dhe një frymë të freskët.
Lady Gaga më 7 mars, do të publikoj albumin e saj të shtatë në studio. Ashtu si kënga e re, edhe albumi do të quhet MAYHEM.
Lady Gaga ka folur tashmë për këtë projekt: “Albumi filloi si një përballje me frikën time për t’u rikthyer te pop-muzika që adhuruesit e mi të parë e donin.” Në këtë album, ajo do të sjellë tingullin e saj të dikurshëm, por të rindërtuar dhe të zhvilluar më tej.
Për procesin krijues, ajo shprehet: “Ishte si të riktheje copat e një pasqyre të thyer: Edhe nëse nuk mund t’i vendosësh pjesët përsëri në mënyrë të përsosur, mund të krijosh diçka të bukur dhe të plotë në një mënyrë të re dhe unike.”
Kanë kaluar plot pesë vjet që nga publikimi i albumit të fundit të Selena Gomez, Rare. Edhe pse gjatë kësaj kohe ka sjellë disa këngë të reja, fansat kanë shpresuar gjithmonë për një album të ri dhe tani, këngëtarja më në fund ua plotëson këtë dëshirë!
Pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, ajo ka njoftuar albumin e saj të ri në studio, I Said I Love You First, i cili do të publikohet më 21 mars 2025. Por surprizat nuk përfundojnë këtu! Krahas lajmit për albumin, Selena ka zbuluar edhe një tjetër detaj të veçantë në Instagram: albumi i saj i katërt është krijuar në bashkëpunim me të fejuarin e saj, Benny Blanco!
Miley Cyrus ka konfirmuar se së shpejti do ta publikoj albumin e ri. Edhe pse ende nuk ka një datë të saktë publikimi, disa detaje tashmë kanë dalë në dritë. Albumi i saj i nëntë në studio do të titullohet Something Beautiful, dhe Miley e përshkruan atë si “hipnotizues dhe plot shkëlqim.
Një aspekt ishte veçanërisht i rëndësishëm për të gjatë krijimit të albumit: “ Për mua ishte e rëndësishme që çdo këngë të kishte këto cilësi shëruese. Këngët, pavarësisht nëse flasin për shkatërrim, zemërthyerje apo vdekje, paraqiten në një mënyrë të bukur, sepse edhe momentet më të errëta të jetës kanë një pikë bukurie. Ato janë hija, qymyri, nuancat.”
Gjithashtu, i dashuri i saj, Maxx Morando, ka bashkëpunuar në albumsi producent dhe si bashkautor i këngës kryesore./NO FILT/