PËRGATITI: BESMIRE KLUNA
Është hera e tretë që banorët e rrugës ‘’Uran Ajeti’’ ballafaqohen me problemin e njëjtë, shpërthimin e ujërave të zeza.
Sipas banorëve të rrugës në të shkuarën uji madje ka depërtuar edhe në garazhe të objekteve banesore.
‘’Nuk është e para herë e dyta herë është që ndodh këtu, mundet edhe me na marrë uji deri atje me dal uji, komuna duhet me I marrë parasysh këto, vike era kur erdha’’, deklaroi qytetari, Vehbi Sokoli
‘’Po ka ndodh që nja tri herë saktësisht, këtu kundërmon erë se është uji I kanalizimit siç shihet edhe e ka marrë këtë pjesën deri atje, komuna nuk janë për lëvdata dhe në realitet nuk janë të përgjegjshëm’’, u përgjigj një tjetër qytetar.
Por nga Drejtoria për Investime Kapitale në komunën e Prishtinës, përmes një përgjigje me shkrim thonë se do të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe për të identifikuar shkakun.
‘’Menaxheri i kontratës do të dalë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të identifikuar shkakun e problematikës se ujërave të zeza në rrugën ‘’Uran Ajeti ‘’. Do të shqyrtohet nëse kjo situatë është rezultat i ndërtimit të kanalizimit dy vite me parë apo ndonjë faktor tjetër. Drejtoria e investimeve kapitale, në koordinim me institucionet përkatëse, do të marrë masat e nevojshme për të adresuar dhe zgjidhur këtë çështje sa me shpejt’’, deklaruan për ATV-në nga Drejtoria për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës.
Ndërkaq Ujësjellësi i Prishtinës nuk është deklaruar rreth situatës./ATVLIVE.TV