Dorëzohet në polici vëllai i Besar Nimanit i cili dyshohet për plagosjen e katër personave në Gjermani

Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld, i dyshuar Berat Nimani, është dorëzuar të enjten mbrëma, njoftoi policia, raporton WDR.

Ai është vëllai i boksierit Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2024. Avokati i tij kishte njoftuar se Nimani pritet të dorëzohet në polici.

Sipas raportimeve, ai u shfaq në selinë e policisë në Bielefeld në mbrëmjen e vonë të së enjtes i shoqëruar nga avokati i tij.

Berat Nimani do të dalë para gjykatësit të premten. Ai po hetohet për katër akuza të vrasjes së mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rrezikshme trupore.

Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld të mërkurën, policia e shpalli në kërkim.

Rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.

Policia konfirmoi të enjten në mbrëmje se gjendja e të gjithë të lënduarve është stabile.

Dy të dyshuar u arrestuan përkohësisht të mërkurën, por tani janë sërish të lirë. Dyshimi nuk është vërtetuar, tha policia të enjten në mëngjes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA