Gjithçka që duhet të dini për “Oscars 2025”

Ceromonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2025 do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën.

Për herë të parë në histori, eventi do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në Hulu.

Kush janë të nominuarit për Oscar 2025?

Filmi “Emilia Pérez” i regjisorit Jacques Audiard ka marrë më shumë nominime këtë vit, me 13 nominime në total. Pas tij renditen “The Brutalist” i Brady Corbet dhe “Wicked” i Jon M. Chu, secili me 10 nominime. Filmat “A Complete Unknown” i James Mangold dhe “Conclave” i Edward Berger përmbyllin listën e kryesuesve me nga 8 nominime secili.

Kategoria më e rëndësishme, Filmi më i Mirë, përfshin këto dhjetë filma: “Anora’’, “The Brutalist”,”A Complete Unknown”, “Conclave”,”Dune: Part Two”,”Emilia Pérez”, “I’m Still Here”, “Nickel Boys”, “The Substance”,”Wicked”

Komediani dhe prezantuesi i njohur Conan O’Brien do të jetë prezantuesi i Oscar 2025, duke shënuar herën e tij të parë si prezantues i kësaj ceremonie prestigjioze.

Në një intervistë për ABC News, O’Brien tha me humor:
“Bëra një sondazh në Amerikë dhe pyeta: ‘A do të dëshironit të shihnit Conan O’Brien duke kënduar dhe kërcyer?’ Përgjigja ishte befasuese – njerëzit nuk e duan këtë. Kjo do të thotë që ndoshta do ta bëjmë gjithsesi!”

Gjithashtu, Nick Offerman do të shërbejë si njoftuesi zyrtar i ceremonisë.

Siç është bërë traditë, fituesit e kategorive të aktrimit të vitit të kaluar do të rikthehen për të shpallur fituesit e rinj. Kjo do të thotë se Cillian Murphy, Emma Stone, Robert Downey Jr. dhe Da’Vine Joy Randolph do të jenë në skenën e Oscars këtë vit.

Në një ndryshim nga vitet e kaluara, akademia ka vendosur të mos përfshijë interpretimet live të këngëve të nominuara për “Kënga më e Mirë Origjinale”. Në vend të kësaj, ceremonia do të fokusohet në tregimin e historive dhe frymëzimit pas këtyre këngëve përmes reflektimeve personale të autorëve të tyre.

Akademia ka premtuar gjithashtu momente muzikore të fuqishme që do të lidhin historinë e pasur të filmit me të ardhmen e tij të guximshme dhe frymëzuese./ NO FILT /

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA