Von der Leyen viziton Kievin në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kanë mbërritur, në Kiev në shenjë mbështetjeje në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

Pas mbërritjes së saj të hënën, Von der Leyen tha se ishte në Kiev sepse Ukraina është Evropë”, shkroi ajo në X.

“Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në lojë. Është edhe fati i Evropës”, tha Von der Leyen.

Ajo së shpejti do të paraqesë një plan për të rritur prodhimin e armëve dhe aftësitë mbrojtëse të BE-së – nga e cila do të përfitojë edhe Ukraina.

Von der Leyen ka njoftuar gjithashtu masa të mëtejshme për të rritur sigurinë energjetike të Ukrainës dhe BE-së.

Ajo tha se qëllimi është integrimi i plotë i tregjeve të energjisë elektrike të Ukrainës dhe Moldavisë në rrjetin energjetik të BE deri në fund të vitit të ardhshëm.

Përveç Von der Leyen dhe Costa, një numër liderësh perëndimorë priten në kryeqytetin ukrainas për të shënuar përvjetorin e luftës, përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA