​Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që udhëheqë Kosovën

Aleanca Veri-Atlantike pret që pas zgjedhjeve në Kosovë të ketë një qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që udhëheq me vendin.

Në një konferencë për media sot në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe se pret që të formohet një qeveri stabile sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Sigurisht që po ndjekim atë çfarë po ndodh në Kosovë, në Prishtinë. Natyrisht, është një proces demokratik. Me sa e kam kuptuar, tani i kemi vetëm rezultatet fillestare, dhe deri sot ende nuk ka rezultate përfundimtare. Komisioni zgjedhor mbetet të raportojë për rezultatet përfundimtare. Dhe bazuar në rezultatet fillestare, duket se do të ketë një qeveri koalicioni. Dhe natyrisht ne do të sigurohemi që të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe, natyrisht, u urojmë politikanëve të gjitha të mirat në përpjekjet e tyre për të naviguar në hapësirën politike, duke u përkujdesur që të formohet një qeveri stabile sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

Konferenca e Rutte u mbajt në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes nesër në Bruksel, për të filluar përgatitjet për Samitin e NATO-s në Hagë në qershor.

Kujtojmë, më 9 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare prin Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal.

Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje do ta formojë në mënyrë të pavarur Qeverinë, teksa opozita ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në ndonjë koalicion qeverisës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA