Marc Fogel, një mësues amerikan që ishte mbajtur padrejtësisht në Rusi, u lirua dhe u kthye në SHBA, një zhvillim që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një hap diplomatik për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Fogel, i cili u arrestua në gusht të vitit 2021 për udhëtime me marijuanë të recetuar, ishte dënuar me 14 vite burg. Ai u cilësua i mbajtur padrejtësisht nga administrata e Presidentit Biden, raporton France24 News.
Trump, i cili priti Fogel në Shtëpinë e Bardhë, lavdëroi Rusinë për ndihmën në lirimin e tij. Përsa i përket kushteve të marrëveshjes ai nuk dha detaje por tha: “Shumë të drejta, shumë, shumë të drejta, shumë të arsyeshme. Jo si marrëveshjet që keni parë gjatë viteve. Ato ishin shumë të drejta”. Ai gjithashtu njoftoi se një amerikan tjetër do të lirohej së shpejti. Lirimi i Fogel dhe planet për dërgimin e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, në Kyiv mund të sinjalizojnë përpjekje për paqe në Ukrainë.
Ky zhvillim vjen pas një shkëmbimi të mëparshëm të të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë, dhe ka ringjallur shpresat për përparim në negociatat për mbylljen e luftës.