Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda kanë publikuar videoklipin për këngën “Natën”, e cila është pjesë e albumit të Dafinës “The Absolute Vol.2”.
Kjo është hera e parë që dy artistët bashkëpunojnë së bashku. Videoklipi i “Natën” është realizuar nga Entermedia kurse për tekstin është kujdesur Shpat Deda.
Përndryshe, Dafina Zeqiri vazhdon të mbajë skenën të ndezur me performancat e saj, edhe gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës. Pavarësisht shtatzënisë, ajo mbetet po aq energjike për publikun. Performancat e saj tani kanë një ndjesi më të veçantë, pasi ajo po e kalon këtë moment me shumë siguri, duke shfaqur me krenari barkun e saj të rrumbullakosur.
Muajin e kaluar, Dafina bëri publike që është shtatzënë dhe është në pritje të një djali./NO FILT/