Ed Sheeran ka sqaruar situatën pas ndërprerjes së koncertit të tij në rrugë nga një polic.
Duke iu drejtuar ndjekësve të tij në Instagram, këngëtari shpërndau një mesazh duke i siguruar fansat se gjithçka është në rregull dhe se problemi është zgjidhur. “Kishim leje për të kënduar, prandaj dhe vendosëm të luanim në atë vend të saktë, kjo ishte e planifikuar më parë,” sqaroi ai, duke theksuar se koncerti i tij nuk ishte një ngjarje spontane, dhe megjithëse kishin marrë leje për koncertin, ai u ndërpre papritur nga policia. “Nuk ishim vetëm ne që shkuam aty rastësisht.”
Ed Sheeran, emri i plotë i të cilit është Edward Christopher Sheeran, dha këtë përditësim pas një videoje të kapur nga një fans që bëri xhiron e mediave sociale gjatë fundjavës. Videoja tregon momentin kur një polic ndërpret koncertin e befasishëm të këngëtarit, ndërsa Ed Sheeran, 33 vjeç, ishte duke kënduar për një audiencë.
Ed Sheeran është aktualisht në Indi për turneun e tij ndërkombëtar “Mathematics”. Ai ka dhënë dy koncerte në terrenin NICE në qytetin e Bengaluru në jug të Indisë, më 8 dhe 9 shkurt./NO FILT/