Futbollisti i njohur kosovar, Vedat Muriqi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV foli rreth karrierës së tij, planet për të ardhmen dhe jo vetëm.
Muriqi tha se falë përkrahjes nga familja, punës së palodhshme të tij por edhe fatit, ai arriti të korrë suksese në futboll.
“Pa punë, fati nuk mjafton por edhe nëse nuk ke fat nuk mundsh me arrit aty ku ti dëshiron. Kështu që unë besoj që është 50/50 edhe fati dhe sigurisht puna. Përveç kësaj, përkrahje të madhe kam pasur edhe nga familje ime, ishte nëna ajo që në moshën e hershme më ka shtyrë drejt asaj që unë të bëhem futbollist, pastaj ishte edhe xhaxhai im, I cili më ka ndihmuar shumë pasi edhe ai një kohë para luftës ishte hendbollist. Unë nuk e harroj kurrë një këshillë të tij kur më ka thënë se ti vazhdon të punosh me drejtësi, me punë e zemër të mirë sepse Zoti një ditë të të shpërblej, andaj edhe unë këtë këshillë e themi gjithmonë se ‘kur punoni me drejtësi, Zoti një ditë do ta kthej me të mirë’, tha ai.
Sulmuesi 29-vjeçar, tutje foli edhe për klubin, për të cilin ai aktualisht luan.
“Në Mallorca jam përshtatur shumë mirë, nuk kam presion siç kam pasur në Turqi. Atje nëse nuk kemi arritë me fitua një ndeshje, nuk kemi guxuar me dal prej shtëpisë një javë”, tha ai./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: