13.6 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Historia frymëzuese e Diana Kajtazit që po korrë suksese të jashtëzakonshme në turnetë e karatesë

Diana Kajtazi, nxënëse 15 vjeçare e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në turnetë e karatesë që nga mosha 8 vjeçare.

Ajo siguroi vendin e tretë në ligën e të rinjve të mbajtur në Umag të Kroacisë në vitin 2019, duke mundur kundërshtarët nga Malta, Kroacia dhe Serbia në betejat e saj.
Diana ka shkëlqyer vazhdimisht në gara të ndryshme, duke fituar medalje të arta në garën “Mustafë Blakaj” dhe turneun “Ditët e Agimit”, si dhe ka marrë mirënjohje nga Federata e Karatesë e Kosovës dhe klubet e karatesë me diplomë.

Në një intervistë në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ajo tregoi se në këtë sport kishte hyrë krejt rastësisht, pasi që në fëmijërinë e saj të hershme kishte qenë në shkollën e baletit.

“Më së pari kam fillu me balet nga 5 vjet deri në moshën 7 vjeçare, më pas krejt spontanisht, daja i im fëmijët i ka çu në karate edhe pata shku veç me i shiku, e pash që po më pëlqen edhe fillova në moshën 8-vjeçare. Menjëherë në garën e parë ka qenë kampionati shtetëror, ka qenë shumë interesant sepse ka qenë hera e parë që kam marrë pjesë në gara, kam pasur emocione shumë të mira, sepse vendin e tretë e pata zënë për herë të parë”, tregon Diana.

Ajo tregoi se në vitin 2022 kishte munguar në gara për shkak të një lëndimi që e kishte pasur, ndërsa në vitin 2023 është rikthyer, duke marrë shumë trofe, si në garat e vendore ashtu edhe në ato rajonale.

“Sivjet kam marrë pjesë në katër gara, e para ka qenë në Ulqin me rreth 900 garues kanë qenë, e mora vendin e tretë. Ka pas problem sepse kam pasur lëndim në 2022-tën, nuk kam mundur të marrë pjesë në gara hiç, më është dashur të shkoj në rehabilitim. Tani, në 2023-tën shkova me fillu me gara, vendin e tretë e zura. Në Kosovë, ka qenë mësuesin Mustafë Blakaj, aty e zura vendin e parë, tri lufta i kam bërë, pas kësaj përsëri ka qenë “Ditët e Agimit” që e kam marrë kupën, medaljen edhe mirënjohjen, vendin e parë edhe këtu, ka qenë edhe gara e fundit me 13 maj, që e kam zënë edhe aty vendin e parë”, tha Diana. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA