Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore. Thika, armë zjarri e mjete tjera të rrezikshme shpesh hasen në duart e nxënësve gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë u zbulua së fundmi në shkollën e mesme teknike në Obiliq, ku gjatë ditës së djeshme është gjetur një armë e ftohtë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore teksa po patrullonin, e kanë kapur në flagrancë një nxënës me thikë në xhep.
Nxënësi i dyshuar është i moshës 15-vjeçare dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.