Megan Fox është duke u fokusuar te shtatzënia pas ndarjes nga Machine Gun Kelly. Dyshja besohet se janë ndarë përfundimisht disa javë pas konfirmimit të lajmit se po prisnin një fëmijë së bashku, dhe Megan nuk është e gatshme të provojnë përsëri lidhjen dhe po e bën fëmijën e saj prioritet.
“Megan ishte e lodhur nga gjithçka. Ishte e lodhur nga sjellja e tij dhe nga mënyra si e trajtonte. Kur ajo mbeti shtatzënë, ai mendoi se do të qëndronte me të, pavarësisht gjithçkaje – dhe kjo nuk është ashtu. Gjëja më e rëndësishme për Megan tani është fëmija i saj dhe ajo nuk ka asnjë problem ta rrisë fëmijën vetë. Ajo e ka lënë më parë, por këtë herë duket se është përfundimtare.”, tha një burim.
Një tjetër burim i tha medias se lidhja e tyre ka qenë gjithmonë jo stabile. Ata shpjeguan: “Mënyra se si funksionojnë ata është drama. Është si një lidhje e shkollës së mesme’’.
Megan e njoftoi shtatzëninë e saj përmes një postimi në rrjetet sociale në nëntor. Ylli i Hollivudit – e cila është edhe nëna e Noah-s, 12 vjeç, Bodhi-t, 10 vjeç, dhe Journey-t, tetë vjeç, me ish-bashkëshortin Brian Austin Green – ndau foto të barkut të saj dhe të testit pozitiv të shtatzënisë në Instagram.
Megan dhe Kelly, 34 vjeç – emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker – u takuan për herë të parë në setin e filmit “Midnight in the Sëitchgrass” në vitin 2021, dhe aktorja njoftoi angazhimin e tyre në janar 2022 përmes një postimi në rrjetet sociale. Në përshkrimin e postimit, Megan – e cila ka pësuar një abort spontan më parë – shkroi në Instagram: “Në korrik të vitit 2020 ne u ulëm nën këtë pemë banyan. Kërkuam magji. Nuk e dinim dhimbjen që do të përjetonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër dhe të trazuar kohe. Nuk ishim të vetëdijshëm për punën dhe sakrificat që do të kërkonte lidhja nga ne, por ishim të dehur nga dashuria./ NO FILT