Si nisi dita e përqafimeve dhe pse duhet festuar

Data 21 janar festohet në botë si Dita Ndërkombëtare e Përqafimit.

Kjo ditë u krijua për të promovuar fuqinë dhe rëndësinë e përqafimeve si një mënyrë për të përhapur ngrohtësi, dashuri dhe mbështetje emocionale midis njerëzve. E nisur fillimisht në vitin 1986 në SHBA, qëllimi i saj ishte të ndihmonte njerëzit të shprehnin më lehtë ndjenjat dhe të lidhen më shumë emocionalisht me të tjerët. Sot, kjo ditë festohet në shumë vende të botës dhe konsiderohet një moment i mirë për të kujtuar sa e rëndësishme është afërsia dhe lidhja njerëzore. Nëse dëshiron të festosh, ofroji një përqafim të dashurve, miqve apo edhe një personi që ndjen se ka nevojë për pak mbështetje.

Kjo ditë e krijuar nga Kevin Zaborney zgjodhi 21 janarin pasi ndodhej midis Krishtlindjeve, festës të Vitit të Ri dhe Ditës së Shën Valentinit dhe ditëlindjeve kur ai zbuloi se njerëzit ishin përgjithësisht me humor të ulët.

Sipas Zaborneyt shoqëria amerikane ndihet në siklet të tregojë ndjenja në public andaj ai shpresonte se një Ditë Kombëtare e Përqafimit do ta ndryshonte këtë shprehi, megjithëse ai mendonte se ideja e tij do të dështonte.

Kjo festë duhej të inkurajonte të tjerët të përqafonin të gjithë, pavarësisht se kush janë ata: anëtarë të familjes, miq apo të huaj. Përqafimi ka shumë përfitime për shëndetin tonë.

Studime të ndryshme vërtetojnë se përqafimi ndihmon në ndërtimin e një sistemi të mirë imunitar dhe ul rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul presionin e gjakut dhe nxit lirimin e hormoneve të shëndetshme.

Një përqafim ose vetëm 10 minuta mbajtje e duarve me një partner romantik zvogëlon stresin dhe efektet e tij të dëmshme fizike. Përqafimi i partnerit tuaj romantik është më i miri për shëndetin tuaj, por mos shmangni përqafimet me mikun tuaj apo edhe të huajin në Ditën Kombëtare të Përqafimit.

Ndoshta ju do të bëheni një kampion i ri përqafimi, sepse rekordi i më së shumti përqafimeve të dhëna nga një person në një orë i përket Nick Vujicic. Ai përqafoi 1,749 njerëz në një qendër ekspozite në Oregon në 2010.

Kjo ditë është krijuar për të nxitur afërsinë, për të zvogëluar stresin dhe për të forcuar lidhjet sociale. Studime të ndryshme tregojnë se përqafimet mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore, të reduktojnë tensionin dhe të përmirësojnë mirëqenien fizike dhe emocionale. Dita e Përqafimit është një kujtesë e bukur për të ndarë dashurinë dhe pozitivitetin përmes një përqafimi, qoftë me miq, familjarë apo njerëz të tjerë që ke pranë.

Në anën tjetër sipas disa studimeve është konstatuar se përqafimet mund të shfaqin edhe efekte të ndryshme shëndetësore te njerëzit.
Në një studim, u mat inflamacioni duke përdorur mostra të pështymës nga 20 të rritur, të cilëve iu kërkua gjithashtu të regjistronin numrin e përqafimeve që morën gjatë 14 ditëve.

Rezultatet treguan se përqafimet kishin një lidhje të kundërt me inflamacionin. Thënë thjesht, më shumë përqafime janë të barabarta me më pak inflamacion.

Në një studim me 59 gra para menopauzës (mosha nga 20–29 vjeç), numri i përqafimeve të marra nga një bashkëshort, parashikonte rezultate më të ulëta të presionit të gjakut.

Presioni i gjakut është një mënyrë për të vlerësuar shëndetin kardiovaskular, ndaj përqafimi i bën mirë zemrës tuaj.

Në një studim me 404 të rritur, u zbulua se numri i përqafimeve gjatë 14 ditëve, redukton efektet e të ftohurës së zakonshme. Përqafimet funksiononin si një tampon, ku ashpërsia e infeksionit zvogëlohet kur përqafimet janëmë të shpeshta.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA