Sami Kurteshi: KQZ-ja ka bërë interpretime të gabueshme të Ligjit për votimin e mërgimtarëve

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi ashpër vendimet e KQZ-së, duke i quajtur ato interpretime të gabuara të Ligjit që kanë kufizuar të drejtën e votimit për mërgimtarët.

Kurteshi tha se disa nga vendimet e KQZ-së janë kundërshtuar deri në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë i kam kundërshtu vendimet e KQZ-së, edhe KQZ-ja me kokëfortësi ka miratu, e i kam çu në PZAP, edhe PZAP-ja i ka kundërshtu, e i kam çu në Gjykatë Supreme, edhe Gjykata Supreme i ka refuzu, e i kam çu në Gjykatë Kushtetuese, edhe e kemi fitu rastin kundër vendimeve të KQZ-së, që njëmbëdhjetë vjet janë interpretu në mënyrë të gabueshme,” tha Kurteshi.

Ai kritikoi qasjen e KQZ-së ndaj aplikimeve për votim të mërgimtarëve, duke thënë se qëllimi ishte frikësimi i tyre për të mos votuar.

“Në vitin 2021, kjo KQZ ka vendos që të gjithë aplikuesve në mërgatë t’u telefonohet. Qëllimi nuk ishte me telefonu që me u siguru, por qëllimi ishte ‘hajde t’i frikësojmë’, e ata nuk regjistrohen. Megjithatë, u regjistruan 130 mijë,” deklaroi Kurteshi.

Intervistën e plotë të Sami Kurteshit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA