Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi rolin e KQZ-së në organizimin e zgjedhjeve, duke theksuar se ajo përcakton kriteret, por jo hapësirat e qendrave të votimit.
Kurteshi tha se hapësirat për qendrat e votimit, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, sigurohen nga institucionet përkatëse dhe jo nga KQZ-ja.
“KQZ-ja i përcakton kriteret të cilat duhet t’i posedojnë një qendër e votimit, por jo hapësirat. Për ta thjeshtëzuar, edhe në Kosovë, nuk i cakton shkollat ose hapësirat publike vetëm KQZ-ja, por kryetarët e komunave thonë ‘ne ua mundësojmë juve në këto shkolla’. Ata i bëjnë gati me banka, me karriga, me infrastrukturë,” tha Kurteshi.
Intervistën e plotë të Sami Kurteshit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: