​Osmani: Personat me nevoja të veçanta të kenë jetë me dinjitet dhe të barabartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë.

Ajo në një mesazh në Facebook me rastin e shënimit të kësaj dite, ka kërkuar mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë te personat me nevoja të veçanta.

“Kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë me dinjitet dhe të barabartë”, ka shkruar ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA