Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emisionin CONTEXT në ATV, I pyetur nëse është kërkuar që të mundësohet votimi edhe nëpër xhami, ai tha se për një gjë të tillë nuk ka dëgjuar dhe se roli i KQZ-së është të respektojë ligjin dhe të lehtësojë procesin e votimit për qytetarët.
Kurteshi tha se kërkesat për procesin e votimit nuk cenojnë ligjin, por kërkojnë funksionalizimin e tij për të siguruar lirinë e shprehjes politike.
“Nuk po kërkohet as me u shkelë ligji, as me u cenu ligji, por po kërkohet që ligji me qenë në funksion të lirisë së shprehjes edhe lirisë së shprehjes politike, domethënë të votimit. KQZ është institucion i pavarur kushtetues që duhet të mundësojë edhe të lehtësojë me procedura votimin ose shprehjen e vullnetit të njerëzve. Edhe ne kurrgjë s’po kërkojmë, përveç që të respektohet ligji,” tha Kurteshi.
Intervistën e plotë të Sami Kurteshit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë: