Rugova – i vdekur dhe atraktiv

Partia e Lumir Abdixhikut më në fund është kah tenton të bëjë fushatë ku flitet për të ardhmen, jo për kaluarën.

Aso fushate është kah bën Lumiri, sa që konkurrenca ia ka lakmi, qe njeri:

Nejse dikush mund të thotë që komenti i z. Halitit ishte ironik, por mos harroni se ai është njeri që nënkryetarin e Lumirit e pajtoi me sulmuesit e vet.

Ti kthehemi fushatës. Tamam mendon që në këtë fushatë po merremi me të ardhmen, tamam thua që nëse LDK-ja s’po kërkon vota t 2007-ave në emër të Rugovës që ka vdekë në 2006-ën, veç kur e sheh që te na ka politikanë që as të vdekurit nuk i lënë rehat.

Konkretisht një të vdekur, edhe më konkretisht Ibrahim Rugovën! Kah me ia nisë.

Paj, me Kuvend, se ma lehtë me gjatë fjalime palidhje aty:

Dmth si e kam pa me xhemper të kuq e kanë ditë që për Rugovën ka me folë. Mos të flasim mëpastaj që nuk e gjeta ndonjë citat të bukës së motmotit nga Ibrahim Rugova, për nja 7 minuta sa i kalova në google për këtë temë, ama duhet të flasim për darkat e lamave. U organizuan edhe nga Qeveria edhe nga Presidenca dhe janë kah luftojnë ndërmjet vete kush e ka mirë e kush e ka organizuar i pari, të dyjat, kuptohet, duke u thirrë në Rugovën! Edhe tamam mendon që vetëm Faton Peci.

Jo Haxhi! nuk e ka ndryshu partia emrin partia. E për me e marrë kontrollin për ato tri shkronja, s’mundesh duke qenë jashtë LDK-së. Po nejse, në foltore ke imunitet edhe më folë palidhje dhe me rrejtë!

Tash kur kësaj ia shton këtë fjalim.

Dikush mendon që Listën Guxo i ka kapë nostalgjia edhe po ia fusin noj llaf për Ibrahim Rugovën me ymyt që kapin ndonjë votë.

Mirëpo, kjo shkon edhe më thellë:

Qe njeri –
Edhe tamam mendon që veç Ardiani ka hy n trip, prit pak!

Pra, kemi deputetë, ministra, Kryeministrin, a ka mbetë kush? Edhe një – hajde:
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari paskan qenë binom? Kush po ua shkruan more këto fjalime, a kush po ua bën agjendën a.

Pra, për arsye që e kundërshtojnë historinë, logjikën, biologjinë dhe ndonjë lëndë tjetër, Vetëvendosja qoftë vetë, qoftë nëpërmjet Listës Guxo, është kah tenton ta përvetojë Ibrahim Rugovën, ama hala pa e marrë për vete, kanë nisë njerëzit e të njëjtës listë zgjedhore – të shtyhen ndërmjet vete kush më me zell po i përfillë amanetet dhe traditat e Rugovës!

Për më tepër edhe këtë film e kemi pa! Nëse bash i hyn arkivit, e sheh që një farë vakti ka ekzistu një parti LDD. Edhe kur pati dalë LDD-ja prej LDK-së, pohonin se ata janë pasues të vërtetë të vlerave rugoviane. Kuptohet, e patën marrë një kushëri të Ibrahim Rugovës me vete.

Gjithnjë duke bastisë arkivin i erdhi radha Listës Ibrahm Rugova! Këta talentat patën shku dy hapa tutje – e para hynë në listë të një partie tjetër, as nuk bënë suvbjekt të vetin, e dyta e morën direkt fëmijë të Ibrahim Rugovës në listë.

Pra, taktike e re – jo! E ndershme – Jo bash! E mecme – ec e dije!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA